Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Transferimi te Anderlecht? Nga kovat e ujit te sauna”, Abazaj: Isha kundër atij kalimi!

Sulmuesi i Tiranës, Kristal Abazaj ishte i ftuar në emisionin “Elite” në SuperSport. Lojtari i bardhebluve foli edhe për prapaskenat e transferimit te Anderlecht duke theksuar se ishte një hap i nxituar. Abazaj u shpreh se nuk ishte gati pasi bëhej fjalë për një kapërcim shumë të madh, nga Luftëtari te Anderlecht. Abazaj theksoi se më mirë është ndjerë në Turqi te Istanbulspori.

“Transferimi te Anderlecht? Nga kovat me ujë, direkt në sauna. Transferimi në Belgjikë ka qenë pjesa më e vështirë në karrierë. Bëra një sezon shumë të mirë dhe isha grumbulluar në kombëtare. Isha 19-vjeç dhe kam qëndruar tre orë me trajnerin, ata këmbëngulën shumë. I thashë Shkumbin Qormemetit (menaxherit) se ata kanë shumë yje në skuadër, e dija se po nxitohesha pak. Por, ishte një transferim shumë i fortë ekonomik, unë Anderlechtin e isha parë vetëm nga televizori.

Lexo edhe:

Por, isha kundër, isha shumë i vogël për atë hap. Nuk isha gati, nga Luftëtari te Anderlecht. Në fazë përgatitore shkoi mirë, por nuk u respektuan ato që folëm në zyrë. Nuk më dhanë besimin që prisja. Pata një dëmtim në stërvitje dhe qëndrova dy muaj jashtë. Shkoi keq, por mbetet një eksperiencë e bukur. Trajneri insistoi që të mos huazohesha tek Ostende.

Veten e gjeta më mirë në Turqi, luaja me Rrocën dhe Et’hemin. Më pas erdhi Cikalleshi e Selmani, Topalli. Krijuam bazën tonë aty dhe klubi kishte besim, në vitin e dytë u ngjitëm në Superligë. Në Turqi kanë luajtur edhe Roshi me Balajn. Golat tonë e çuan ekipin në Superligë, kemi qenë të rëndësishëm”, u shpreh Abazaj.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...