Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

”Transferimi te Chelsea, i duhuri”, Palmer flet pas ftesës së Anglisë

I transferuar në fund të merkatos së verës, Cole Palmer po shfaqet menjëherë protagonist për Chelsea-n në Premier League. Pas një largimi të papritur nga Man.City, pasi konsiderohej i rëndësishëm për the Citizens për projektin afatgjatë, Palmer po tregon vlerat e tij tek Blutë e Londrës.

Paraqitjet e shkëlqyera në Europianin U-21 dhe roli i liderit që Palmeri shfaqi në triumfin e Anglisë në verën që kaloi e rritën ndjeshëm vlerën e tij, saqë Chelsea pagoi 42,5 milionë paundë për shërbimet e tij.

Deri më tani, 21-vjeçari ka shënuar 4 gola dhe ka regjistruar 4 asiste në 14 ndeshje që pas transferimit të tij në “Stamford Bridge”.  Performancat pozitive të këtij edicioni u shpërblyen me një ftesë në kombëtaren e Anglisë. Ndonëse ftesa erdhi pas dëmtimit të Callum Wilson, përsëri përfaqëson një rritje të ndjeshme për Cole Palmer. Palmer u shpreh që ai u largua nga Man. City për t’u aktivizuar rregullisht.

Lexo edhe: 

”Gjithçka ndodhi shpejt. Fola me Chelsea-n dhe u këshillova me babanë tim, por nuk dija realisht se çfarë të bëja. Më bindi telefonata me Pochettinon. Shumë njerëz më thanë që atij i pëlqen të punojë me lojtarët e rinj. Po i vërtetoj tani fjalët e mira që thuheshin për të. Po e shijoj momentin tim Chelsea dhe do të përpiqem të vazhdoj me të njëjtin rendiment,” u shpreh Cole Palmer.

Në barazimin e çmendur 4-4 mes Chelsea dhe Manchester City, Palmer shënoi golin që vendosi në baraspeshë shifrat në minutën e 95′ . Në sezonin e fundit me Cityn, 21-vjeçari u aktivizua gjithsej në 25 ndeshje mes kampionatit, FA Cup dhe Champions League, kompeticione që Manchester City i fitoi të gjitha në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Legjionarët

Eurogol i Kleis Bozhanajt në Serie B. Mesfushori me tipare ofensive, erdhi nga pankina dhe i dhuroi Modenas fitoren 2-1 në derbin emilian përballë...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...