Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Transformimi fizik i Mbappesë, ja ç’ka bërë “ylli” francez për të fituar shpejtësi

Kylian Mbappé është tashmë nën urdhrat e Christophe Galtier, trajnerit të ri të PSG-së, i cili që nga prezantimi i tij ka dashur të theksojë se përkushtimi ndaj klubit dhe ekipit do të mbizotërojë mbi individualitetet. Një nga komentet më të përsëritura në rrjetet sociale për ditën e parë të punës së sulmuesit, që ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025, ka qenë ndryshimi fizik që ka përjetuar kampioni i botës. E vërteta është se Kylian, veçanërisht në krahasim me verën e kaluar, ka me më pak masë muskulore dhe duket më i imët.

Një nga arsyet e këtij ndryshimi të pamjes është se sulmuesi, pavarësisht se ka mbërritur të hënën e kaluar, është stërvitur individualisht për të rikuperuar gjendjen e tij më të mirë fizike. Ai ka punuar fort në ambientet e Monacos, pasi kishte folur me ish-klubin e tij, duke iu nënshtruar dy seancave në ditë, i vëzhguar nga syri vigjilent i babait të tij, Wilfrid Mbappé.

Nuk ka qenë një verë e lehtë për Mbappénë, i cili ishte nën presion të madh për të ardhmen e tij derisa shpalli vendimin e tij përfundimtar për të rinovuar kontratën me PSG-në. Gjëja e parë që bëri francezi pasi nënshkroi marrëveshjen e tij të re deri në vitin 2025 ishte marrja e pushimeve.

Një nga arsyet për ndryshimin e gjendjes së tij të Mbappe mund të jetë qëllimi për të humbur masë muskulore dhe për të fituar më shumë shpejtësi. Francezi është tashmë një nga futbollistët më të shpejtë në botë, me një fizik që bie në sy dhe e bën të pandalshëm, por nuk do të ishte i pari që do të ndryshonte përgatitjen për të arritur ekuilibrin perfekt mes fuqisë dhe shpejtësisë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...