Rikthimi te Eintracht Frankfurt, duket se ka qënë një zgjedhje e goditur për Kevin Trapp. Portieri falë paraqitjes së tij në Bundesliga ka bindur drejtuesit e klubit gjerman të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të portierit nga Paris Saint Germanin, që zotëron kartonin e tij. 28-vjeçari u transferua gjatë verës së kaluar në formë huazimi te klubi gjerman dhe deri më tani po tregon një formë të shkëlqyer duke i bindur drejtuesit e klubit gjerman ta riblejnë sërish. Parizienët për të lënë të lirë futbollistin kërkojnë shumën e 8 milionë eurove.
