Drejtuesit e Eintracht Frankfurt duket se janë bindur plotësisht nga paraqitjet e portierit Kevin Trapp dhe dëshirojnë që ta blejnë përfundimisht atë. 28-vjecari u transferua në verë nga francezët e PSG, në formë huazimi por sipas mediave gjermane klubi i Bundesligës po planifikon të nisë negociatat me kampionët e Francës për blerjen përfundimtare të tij. Para se të kalonte te PSG, Trapp u largua pikërisht nga Frankfurt në verën e vitit 2018, por mbërritja e Buffon në “Parc de Princes” i mbylli hapësirat e tij në formacionin e parizienëve. Për këtë arsye, portieri vendosi të rikthehej në vendlindje dhe te skuadra që e lançoi në arenën ndërkombëtare.
