Kombëtare

Trashëgimia në portë, stadiumi i ri dhe momenti më i bukur te Lazio…, rrëfehet Strakosha

Nga babai Foto, te djali Thomas. Do të jetë portieri aktual i Lazios ai që do të mbrojë portën e Shqipërisë në sfidën me Francën në “Arena Kombëtare”. Dikur, në truallin e këtij impianti, që quhej “Qemal Stafa”, këtë rol e kishte babai i tij, i cili, në një mbrëmje historike në vitin 2005, i dha lamtumirë përfaqësueses, pasi në atë fushatë eliminatoresh kishte mposhtur Greqinë kampione të Europës. Kështu nis hyrja e e një intervistë të Thomas Strakoshës dhënë për mediet italiane gjatë grumbullimit në Durrës për dy sfidat e radhës eliminatore të Shqipërisë.

Përshëndetje Thomas, çfarë ndjenjash do të përjetosh mes shtyllave, në stadiumin e ri të Tiranës?

Emocione të mëdha, patjetër. Kampionët botërorë të Francës i presim në stadiumin e ri. Të luash kundër një ekipi kaq të fortë do të thotë të testosh veten dhe të përpiqesh të bësh një performancë të shkëlqyer. Një motiv tjetër është përurimi i stadiumit të ri. I bukur, modern, i saporinovuar. Maksimumi për një futbollist. Dhe, nëse mendoj se babai im ka luajtur në stadiumin e vjetër, do të jetoj një emocion të veçantë.

Duke menduar babanë tuaj, portierin e Shqipërisë në stadiumin e vjetër, çfarë imazhi ju kujtohet?

Ndodh që koha fluturon…, janë emocione të bukura. Ndeshjen e tij të lamtumirës me Shqipërinë isha në stadium me familjen. Nëse mendoj se jam bërë profesionist dhe tani mbroj portën e ekipit kombëtar, në të njëjtin stadium të rikonstruktuar në Tiranë, dridhem nga emocionet. Ishte viti 2005. Shqipëria fitoi 2-1 kundër Greqisë, që sapo ishte shpallur kampione Europe. Unë isha 10 vjeç. Tashmë e kisha vendosur që të bëhesha portier, pasi të rritesha. Në fund të lojës nuk hyra në fushë. Mamaja u sigurua që babai, së pari të festonte me ekipin, pastaj me familjen. Mbaj mend Brigelin, ish-trajnerin. Ai e kishte detyruar të vazhdonte të luante, nuk e linte të ndalonte. Babai im kishte dashur të tërhiqej më përpara.

Cili ishte zhgënjimi kryesor te Lazio?

Që kur nisa të luaj titullar, tri nga zhgënjimet më të mëdha kanë qenë: finalja ime e parë e “Coppa Italia”, që e humbëm 2-0 kundër Juventusit, humbja në “Europa League” kundër Salzburgut, por më shumë më dhemb disfata me Interin, më 20 maj, në “Olimpico”, kur humbëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Unë vija nga një javë mallkimi, për shkak të dëmtimit në shpinë. Në teori nuk duhej të luaja, por kisha frikë se nuk mund ta ndihmoja ekipin. Pastaj, me disa injeksione shkova në fushë. Ajo ndeshje ishte ndjenja më e keqe e karrierës sime.

Po momenti më i bukur?

Penalltia e pritur ndaj Dybala, në “Allianz Stadium”, veçanërisht për kuptimin dhe momentin e ndeshjes, në minutën e fundit. Ne nuk kishim fituar në Torino për 15 vite.

Si i përjetoni kritikat që merrni herë pas here?

Kritikat? Nuk ua vë veshin, nuk i dëgjoj. Kur më thonë se jam këtu vetëm sepse Igli Tare është shqiptar, mendoj: më mirë të më kritikojnë mua sesa skuadrën. Në Itali ka gjithmonë paragjykime.

Konsideroheni një portier, pritës penalltish…

Po mundohem që të përmirësohem në çdo aspekt, nuk e cilësoj veten një pritës penalltish, por shpresoj që të bëhem i tillë. Nuk ka sekrete të mëdha, me Grigioni studiojmë gjuajtësit e pastaj në moment vendos nga të hidhem.

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency