Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Trashi: Meritonim fitoren, duhet të shfrytëzojmë rastet

Debutimi në Kombëtaren e madhe ka ardhur shumë vonë për Lorenc Trashin, por gjithsesi ish futbollisti i Partizanit ka fituar besimin e trajnerit Edi Reja dhe kjo konfirmohet edhe nga aktivizimet e shpeshta si titullar.

Nga Kazakistani, ku luajti një tjetër ndeshje të mirë me fanellën kuqezi, Trashi dha një konferencë për shtyp, ku u shfaq i kënaqur me paraqitjen e tij dhe të skuadrës, por shprehu zhgënjim që nuk shkuan përtej barazimit pa gola.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e djeshme?
Në përgjithësi në aspektin individual, bëra një pjesë të parë të mirë, por në pjesën e dytë, të tregohem i sinqertë, nuk u luajt shumë nga krahu i majtë, pasi u përqendrua më shumë loja nga Veseli. Nuk është se pata shumë aksione individuale që t’i përfundoja me sukses. Në aspektin e grupit, mendoj që djemtë kanë bërë një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit. Duhet të shfrytëzonim rastet më të pastra dhe të kishim finalizuar mirë.

A ishte barazimi rezultati i duhur i transfertës ndaj Kazakistanit?
Jam i kënaqur edhe me një pikë, por në fakt doja dhe u futëm në fushë për 3 pikët. I patëm të gjitha mundësitë për 3 pikët, pasi luajtëm më mirë se kundërshtarët dhe patëm më shumë raste. Duhet ta kishim fituar këtë takim, por duke parë që do të zhvillohen dhe 3 ndeshje të tjera, besoj që edhe një pikë është mirë. Shpresojmë për një fitore me Lituaninë.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e debutuesve?
Debutuesit kanë bërë një ndeshje të mirë, si Broja dhe Kallaku. Me komentet që kemi dëgjuar pas ndeshjes, kanë qenë pozitive, ndaj besoj se kombëtarja ka fituar 2 lojtarë shumë të mirë.

Si është situata në grupin kuqezi?
Situata e përgjithshme është e mirë dhe gjithçka ka qenë ok pas ndeshjes. Kemi përgëzuar çunat për lojën. Kemi thënë që duhet të jemi me kokën lartë dhe duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin e pikëve

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...