Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Trashi në ‘Zona Gol’: Dua trofe me Partizanin, Kombëtaren e ëndërroj

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi ishte i ftuar në emisionin ‘Zona Gol’, në Supersport, ku foli për ecurinë pozitive të tij në kampionat, por edhe rizgjimin e të kuqve në këtë fazë mjaft deçizive të sezonit.

Sot nuk luajtët në Laç, pasi kishit plotësuar numrin e kartonëve…
Trashi: Më vjen shumë keq që nuk isha në dispozicion të skuadrës, pro rëndësi ka që ekipi ia doli të fitojë dhe të marrë 3 pikët në një transfertë të vështirë.

Si t’u duk ndeshja e Milanit sonte?
Trashi: Pësimi i golit ia vështirësoi situatën për ta fituar takimin. Skuadrat e Milanos duket se kaluan në eufori pas disa ndeshjeve të mira dhe kjo ka ndikuar që të dështojnë në ndeshjet e sotme.

Luani prej 4 sezonesh te kampionati, por nuk po fitoni trofe. Pse kaq e pamundur kjo për Partizanin?
Trashi: Në fakt kemi pasur rivalitet të ashpër si me Skënderbeun, ashtu edhe me Kukësin, por për fat të keq nuk ia kemi dalë të fitojmë. Shpresoj që sezonin tjetër presidenti Demi të bëjë diçka serioze për të çuar skuadrën drejt suksesit, pasi edhe tifozët janë të lodhur nga pritja tashmë. Shpresoj dhe besoj se viti tjetër do të jetë i Partizanit.

Në verë erdhën disa futbollistë nga Italia, që ishin mbi 30 vjeç…
Trashi: Në fakt ishte një merkato jo shumë e studiuar mirë. Ata erdhën me idenë që të sjellin eksperiencë, por nuk ia dolën të na shërbejnë. Në fillim të kampionatit, presidenti Demi ia la në dorë Moggit, merkaton. Gjithsesi ai nuk e njihte kampionatin shqiptar dhe solli lojtarë të papërshtatshëm për të garuar dhe për të fituar.

Ke punuar me shumë trajnerë, që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin te Partizani. Kush mendon se ka dhënë më shumë te skuadra juaj?
Trashi: Nuk dua t’i heq asnjë meritë askujt, pasi që të gjithë kanë pasur veçoritë e tyre. Pa i hequr asnjë meritë profesor Starovës, besoj se Dalipi ka futur një frymë mjaft të mirë në ekip dhe i ka shërbyer pozitivisht skuadrës.

I keni bërë llogaritë me një fitore në Kukës, për t’u futur në garë për vendin e dytë?
Trashi: Në Kukës ne do të shkojmë për të fituar ndeshjen. Objektivi primar është të arrijmë Europën, por përderisa vendi i dytë është i mundshëm, atëherë do të tentojmë. Gjithsesi shpresojmë që të luhet një ndeshje e nivelit të lartë për të kënaqur tifozët dhe më pas rezultatin t’ia lëmë fushës.

Si ndihesh kur dëgjon që Kombëtarja shqiptare nuk ka një lojtar në krahun e majtë?
Trashi: Unë nuk mendoj se jam i përjashtuar nga mundësia për të qenë pjesë e Kombëtares. Unë punoj gjithmonë për të dhënë më të mirën nga vetja dhe besoj se një ditë mund t’ia dal të luaj me Shqipërinë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...