Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Trashi: Partizani ka humbur cilësi, por jemi për titull

Lorenc Trashi, me asistin dhe golin e shënuar ndaj Flamurtarit, ishte pa dyshim lojtari më i mirë për Partizanin. Në intervistën me “Gol pas Goli” anësori i të kuqve u shpreh:

“Me këto dy ndeshjet e fundit kemi bërë mirë. E parashikuam ndeshjen me Flamurtarin si ndeshje të fortë. U futëm në fushë sikur të luanim kundër Tiranës dhe Kukësit, pjesën e parë nuk ishim agresivë. Në tunel trajneri na tha të ishim më agresivë. Sulmuesit e bënë shumë mirë detyrën”.

Partizani, ende në garë për titullin: Jemi ndërtuar për të mbrojtur titullin kampion. Ka shumë ndeshje, trajneri dhe stafi na besojnë. 7 pikë diferencë janë të arritshme, shpresoj dhe ekipet e tjera të gabojnë siç kemi gabuar ne.

Rasti i 11-metërshit: Po ju tregoj një detaj, një bisedë të shkurtër. Unë krosova nga këndi dhe Solomoni ishte me shpinë, nga bisedë që pata me Ribajn më tha se po bënte debat  pse po vazhdonin të ndëshkoheshin me karton të verdhë, ndërsa penalltinë e pranuan. Fola dhe me Solomonin, ishte vrarë në tendinë, më tha se ishte penallti. Kisha kontakt.

Partizani ka humbur cilësi: Largimi i Asanit dhe problemet e Malës me klubin e kanë ulur cilësinë e ekipit, por dua të them që kemi Bardhin, Solomon, Çinari, mbase do të thoni që nuk pë bëjmë lojë. Kemi patur dhe probleme me trajnerin. Kemi patur 5-6 humbje. Normale që ka kontestime nga tifozët. Ta kalojmë këtë moment të vështirë me Laçin.

Përshtatje me skemën: Është pyetje me vend, do të doja t’i përgjigjesha. Nuk e kemi praktikuar më parë këtë skemë. Mesfushori jonë i majtë duhet t’i bëjë presion të madh mbrojtësit të djathtë të Kukësit. Trajneri po këmbëngul me këtë skemë, ne duhet t’i përshtatemi kësaj skeme. Me këtë skemë kemi parë dhe videot dhe kam parë se kemi bërë shumë përmirësim.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...