Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Trashi: Pritja mori fund, për Europën duhen përforcime

Lorenc Trashi është një nga senatorët e Partizanit, që luan prej 5 vitesh me të kuqtë dhe ashtu si shumë tifozë, mezi priste titullin kampion. Mbrojtësi ndau emocionet e titullit në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Tani mbaroi gjithçka dhe jeni kampionë…
Është viti i pestë të Partizani dhe kam pritur shumë për titullin, por imagjino se sa kanë pritur tifozët, plot 36 vite. Është një arritje shumë e madhe, ndaj duhet të festojmë tashmë.

Çfarë mendoni se ju vëri kampionë?
Gara ka qenë shumë e fortë dhe Kukësi ka bërë një sezon mjaft të mirë, duke pasur edhe një organikë mjaft të fortë. Megjithatë ne kemi bërë një sezon thuajse perfekt, veçanërisht në aspektin e punës në grup, duke qëndruar me këmbë në tokë dhe vazhdimisht të karikuar.

Pas titullit kampion, do të fillojnë krahasimet me Skënderbeun, pra si do ecni në Europë dhe si do paraqiteni në sezonin pasardhës. A jeni gati të ecni me një ritëm të lartë, me këtë grup, edhe në sfidat e ardhshme?
Unë mendoj se drejtuesit po punojnë për të përforcuar grupin edhe më shumë, në kuadër të ndeshjeve europiane. Korça ka bërë shumë mirë, por ka pasur një organikë shumë cilësore, ndaj edhe ne kemi nevojë për përforcime, që të bëjmë një figurë për t’u mbajtur mend.

Kujt ia dedikoni titullin?
Falënderoj familjen time, që më ka qëndruar pranë dhe më ka mbështetur në çdo aspekt, jo vetëm 5 vitet e fundit te Partizani, por edhe më herët. I falënderoj familjarët e mi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...