Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Trashi “Topi i Artë” i Superligës: Synimi i radhës është…

Lorenc Trashi u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Kategorinë Superiore, ose siç quhet ndryshe, Topi i Artë për vitin 2018, një çmim që duket se ka befasuar edhe vetë anësorin gramshiot.

Në intervistën e dhënë për Supersport, pas marrjes së çmimit, futbollisti i Partizanit pranoi se ishte befasuar, ndërsa theksoi se tashëm synon që të fitojë edhe titullin kampion me “të kuqtë”.

“Meqë mora këtë trofe, dua ta mbyll edhe me një tjetër, duke fituar kampionatin. Këtë vit kampionati është shumë i fortë, dhe titullin e fiton skuadra që do bëjë më pak gabime. Këtë çmim nuk e prisja, u surprizova. Ndihem shumë i vlerësuar. Ky është viti im i pestë te Partizani, dhe çdo vit është folur për një transferim të mundshëm jashtë, por nuk është bërë asgjë. Këtë gjë e ka në dorë presidenti, unë do vazhdoj të jap maksimumin për Partizanin”, deklaroi Trashi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...