Kategoria Superiore

Trashi: Vllaznia ekip legjendar, por ky Partizan edhe më i fortë

Lorenc Trashi parashikon një përballje të vështire me Vllazninë në transfertë. I sapokthyer nga grumbullimi me Kombëtaren (shënoi gol në debutim kundër Moldavisë), 27-vjeçari tregoi emocionet e të qenit kuqezi, por duke e patur vëmendjen te sfida me kuqeblutë.

Grumbullimi në kombëtare: Ishte grumbullimi i tretë me Kombëtaren. I pari ka qenë me Panuccin, nuk kam debutuar atëherë, por mundësia m’u dha tani. Me Rejan ishte komplet ndryshe. Më ka mbështetur shumë, ashtu si dhe çunat. Në momentin që u bë formacioni për ndeshjen me Moldavinë, të gjithë më kanë dhënë kurojë dhe më kanë thënë të luajë qetë.

Partizani më i fortë? Ekipi nga vjet pothuajse është ndryshuar i gjithi. Vjet ka pasur një bazë 13-14 lojtarësh, edhe pse nuk kishim një stol të pasur. Por këtë vit është ndryshe. Ajo 11-she që luan me Vllazninë, nuk është e sigurt për ndeshjen tjetër. Luan kush e meriton, jo se vjet nuk ishte ashtu, por kemi pasur më pak lojtarë.

Mbrojtja me tre apo me katër: Unë kam luajtur me katër më shumë, por edhe mbrojtja me tre më përshtatet, pasi marrë më shumë pjesë në fazën sulmuese dhe i përshtatem Kombëtares.

Klimë pozitive: Të gjithë çunat më kanë uruar, pasi në kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne kalojmë shumë kohë bashkë. Më shumë rrimë së bashku, sesa me familjet tona.

E ardhmja e Trashit: Është folur shumë për një largim, por kjo gjë nuk varet nga unë. Kombëtarja shërben shumë mirë për një karrierë më të mirë në Europë. Shpresoj të gjej një klub që është i interesuar për mua dhe të gjejë gjuhën me Partizanin.

Fjala e presidentit Demi: E ka mbajtur fjalën, pasi e mban gjithmonë. Ai më ka folur shumë gjatë grumbullimit dhe sa erdha në Tiranë, e takova dhe e mbajti premtimin. Lerda? Është gëzuar shumë dhe më ka dhënë këshilla. Pas ndeshjes më ka uruar”.

Partizani fundosi Vllazninë: Partizani  nuk ka ndikuar në rënien e Vllaznisë, pasi ata kanë rënë vetë. Ata kishin shumë probleme. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, duke parë që po kalon një moment të mirë. Vllaznia është një ekip legjendar në Shqipëri.

Gol edhe në Shkodër? Është një gëzim që unë shënova në Kombëtare. Ajo ndeshja ka kaluar, nuk e harroj, por duhet të përqendrohemi tek ndeshja e radhës”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency