Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Traversa shpëton Lazion, Dortmundi i pari në grupin F!

Lazio mori rezultatin që i nevojitej për të kaluar në fazën tjetër të Champions League në sfidën ndaj Club Brugge. Bardhekaltrit barazuan 2-2 në Olimpico ndaj skuadrës belge, dhe ky barazim u mjaftoi për të ruajtur vendin e 2-të në grupin F. Skuadra e Simone Inzaghit që edhe njëherë tjetër aktivizoi titullar në portë ekspertin Pepe Reina, kaloi në epërsi shumë shpejt me Joaquin Correan në minutën e 12-të. Por nuk vonoi shumë dhe Brugge barazoi shifrat pas vetëm 3 minutash me Vormer. Megjithatë në të 27-ën Lazio gjeti sërish avantazhin me një penallti të realizuar nga Immobile. Belgët edhe pse luajtën me një lojtar më pak për më shumë se një pjesë loje barazuan me Vanaken në të 76-ën duke krijuar frikë dhe panik te Lazio që gjithsesi ruajti barazimin deri në fund dhe e mbylli grupin F në kuotën e 10 pikëve në vendin e 2-të. Në krye të këtij grupi u rendit Dortmundi që fitoi sfidën e fundit ndaj Zenit, 1-2 me përmbysje me golat Piszczek dhe Witsel.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...