Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Trazira në Suedi, përplasja mes tifozëve ndërpret ndeshjen mes Malmo dhe Union Berlin

Ndeshja e Europa League mes Malmo dhe Union Berlin duhej të ndërpritej teksa ishin duke u mbushur një orë lojë pasi tifozeritë përkatëse nisën të hidhnin sende dhe flakadanë në drejtim të njëri-tjetrit.

Iniciatorë të këtij incidenti ishin tifozët gjermanë duke shkaktuar më pas edhe irritimin e vendasve me gjyqtarin turk Meler që u detyrua t’i dërgonte dy skuadrat në dhomat e zhveshjes. Një ndërprerje e cila zgjati për 20 minuta teksa policia ndërhyri për të larguar tifozeritë ndërsa në tribuna u vendos edhe një kordon sigurie.

Ndërkohë, nuk munguan edhe disa shoqërime nga policia me ata më problematikët që u larguan nga stadiumi. Pas rifillimit të lojës nuk pati më probleme dhe gjermanët në fund triumfuan me rezultatin 0-1 falë një goli të Becker në minutën e 68-të duke regjistruar fitoren e parë pas dy disfatave në një grup ku janë pjesë edhe Braga e Royal Union i Belgjikës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...