Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Trazira në Tiranë prej huliganëve, Associated Press jep “alarmin”

Data 25 maj është e një rëndësie të veçantë për Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë që do të mirëpresë finalen e Conference League. Në Air Albania, Roma dhe Feyenoord do të diskutojnë trofeun më të ri europian, ndërsa interesi është tejet i lartë për vetë traditën e dy klubeve.

Pritet që në Tiranë të mbërrijnë deri në 100.000 njerëz, tifozë nga të dyja kampet ndërsa frika është e një përplasje mes ultrasve italianë dhe holandezë. Në fakt, të dyja tifozeritë kanë një precedent të mëparshëm teksa në vitin 2015, tifozët e Feyenoord shkaktuan trazira në Romë duke shkatërruar qendrën historike të qytetit.

Ndaj, agjencia e famshme e lajmeve, “Associated Press” i frikësohet një tjetër përplasjeje të ultrasve, këtë herë në Tiranë. E gjitha nis nga një “ftesë” aspak miqësore e tifozëve romanë në rrjetet sociale për holandezët duke kërkuar një lloj hakmarrje për atë që ka ndodhur shtatë vite më parë, teksa autoritete shqiptare janë të paralajmëruara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...