Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Tre arbitra në garë, ja cili është favorit për të drejtuar finalen e EURO 2024

EURO 2024 është drejt fundit, me katër skuadrat gjysmëfinaliste Francë, Spanjë, Angli dhe Holandë që u zbuluan këtë të shtunë.

Bashkë me pritjen për të zbuluar kombëtaret që do të përballen në finalen e së dielës së 14 korrikut në “Olympiastadion” të Berlinit, po rritet edhe kurioziteti për të zbuluar se kush do ta arbitrojë në atë ndeshje.

Lexo edhe: 

Një zgjedhje, ajo që i është besuar Roberto Rosetti-t, kreu i arbitrave në UEFA. Vendimi pritet të jetë disi i vështirë për Rosetti-n që duhet të zgjedh mes tre gjyqtarëve, pasi nga polemikat pas arbitrimit kontrovers të Anthony Taylor në Gjermani-Spanjë, emri i tij është skualifikuar automatikisht.

Gara do të jetë mes Michael Oliver, Szymon Marciniak dhe Daniele Orsato.  Shumë do të varet nga rezultatet e gjysmëfinaleve, nëse Anglia e Gareth Southgate do të mundte Holandën e Ronald Koeman dhe do të arrinte në finale, Oliver do të përjashtohej automatikisht, duke qenë se është anglez.

Marciniak, megjithatë, mund të penalizohet nga disa gabime të së kaluarës dhe nga preferencat e tij të njohura politike të së djathtës ekstreme.

Orsato, pra, duket të jetë favorit për të arbitruar finalen, me mundësinë për të përfunduar karrierën e tij me stil, duke shtuar pak Itali në qiellin e Berlinit.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...