Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tre emra për një rol, Milani punon për afrimin e një sulmuesi të djathtë

Në pritje për të kompletuar shitjen nga fondi Elliot te Investcorp, drejtuesit e Milanit vijojnë punën për të kompletuar organikën për sezonin e ardhshëm, teksa deri tani kanë siguruar holandezin Botman për mbrojtjen dhe belgun Origi për sulmin.

Objektivi i Paolo Maldinit është që të sjellë në skuadër edhe një sulmues të djathtë, pasi as Saelemaekers, as Junior Mesias dhe as Castillejo, nuk kanë arritur të japin atë që pritet prej tyre dhe nuk kanë bindur për t’u besuar formacionin.

Emrat në listën e legjendës kuqezi janë tre, teksa ëndrra e vërtetë quhet Riyad Mahrez, i cili luan me Manchester City-n. Algjeriani ka 31 vite mbi supe, por do të garantonte cilësi dhe eksperiencë ndërkombëtare, në një skuadër ku shumë futbollistë janë të rinj në moshë.

I dyti në listë është spanjolli Marcos Asensio, që jo vetëm ka eksperiencë, por edhe moshë të re dhe është gati të ndryshojë ambient, pasi te Reali i Madridit luan shumë pak. Megjithatë problem këtu mbetet vlerësimi i lartë që Los Blancos kanë për talentin spanjoll.

I fundit, por edhe më i mundshmi, është italiani i Sassuolos, Domenico Berardi, i cili luan prej disa sezonesh në Serinë A dhe është një njohës mjaft i mirë i kampionatit. Shpejtësi, teknikë dhe eksperiencë, është ajo që ofron Berardi, ndërsa Maldini ka avancuar negociatat me Sassuolon, për ta marrë sulmuesin në këmbim të 35 milionë eurove.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...