Premier League

Tre emra për rolin e trajnerit të Everton, shtohet edhe ish-kampioni i Botës

Pas shkarkimit të trajnerit Rafael Benitez, Everton është aktualisht duke u drejtuar nga trajneri Duncan Ferguson, i cili ishte zëvendësi i spanjollit. Ferguson është një zgjedhje emergjente për klubin duke qenë se skuadra ka impenjime në fushë, teksa drejtuesit kanë nevojë ende për pak kohë para se të gjejnë trajnerin e duhur.

Në fakt, lista e drejtuesve të Everton është shkurtuar në tre alternative teksa Frank Lampard dhe Wayne Rooney janë përmnedur edhe në të kaluarën. Por, risi është Fabio Cannavaro, me italianin që ka drejtuar kombëtaren e Kinës, por edhe klubin kinez të Guangzhou Evergrande.

Drejtuesit e Everton kanë komunikuar me ish-futbollistin kampion të Botës në vitin 2006 dhe tashmë janë duke shqyrtuar alternativat. I preferuari është Rooney, mirëpo edhe Cannavaro ka fituar terren si trajneri i ardhshëm i Everton.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency