Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Tre futbollistë të PSG-së me koronavirus, “L’Equipe” zbulon emrat

Paris Saint Germain ka bërë të ditur sot se tre nga futbollistët kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, por nuk ka preferuar të bëjë të ditur emrat e tyre.

Megjithatë për këtë detaj ka menduar “L’Equipe”, që ka zbuluar se futbollistët e prekur nga koronavirusi janë Neymar, Di Maria dhe Paredes, të cilët kanë qenë së bashku me pushime në Ibiza.

Ndërkohë në klubin francez të gjithë janë të shqetësuar, pasi këta tre futbollistë kanë parur kontakte edhe me emra të tjerë si Icardi, Navas, Rico e Verratti, të cilët pritet t’u nënshtrohen tamponëve në orët në vijim.

Vlen të theksohet se kampionati francez ka startuar tashmë, por jo për Paris Saint Germain ,që ishte i angazhuar në Ligën e Kampionëve dhe do të luajë ndeshjen e parë vetëm më 10 shtator përballë Lens.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...