Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Tre gola për fitoren e tretë radhazi, Flamurtari “marshon” drejt Superiores

Flamurtari koleksionoi të tretën fitore radhazi në Kategorinë e Parë teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 3-0, Lushnjen. Vlonjatët nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim suksesin ndërsa e zhbllokuan sfidën në minutën e tretë me anë të Jurit që realizoi pas një aksioni model.

Goli i dytë vonoi, teksa kuqezinjtë iu falën një autogoli dy minuta para fundit të pjesës së parë me Bashën që gaboi duke devijuar sferën në portën e tij. Sa i përket pjesës së dytë, Flamurtari menaxhoi më së miri avantazhin duke mos i lënë mundësi reagimi miqve ndërsa në të 70-tën, Beqja mbylli çdo llogari pasi shënoi të tretin me një goditje të fortë brenda zonës.

Pas këtij trepikëshi, të besuarit e trajnerit Marcello Troisi mbajnë vendin e parë me 35 pikë, të ndjekur nga Dinamo e Skënderbeu me një pikë më pak. Nga ana tjetër, Lushnja mbetet në pozita të vështira teksa renditet e parafundit me 18 pikë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...