Kupa e Francës

Tre gola për kualifikimin, PSG nuk e diskuton suksesin ndaj skuadrës modeste

PSG është kualifikuar për në raundin e 1/16 të Kupës së Francës, teksa ka mundi pa shumë vështirësi modestët e Feignies-Aulnoye. Trajneri Pochetino nuk i kishte lënë të gjithë titullarët pushim, pavarësisht se luante ndaj një kundërhstari që militon në ligën e pestë franceze, teksa e nisnin titullarë Mbappe, Ikardi, Kimpembe dhe Navas.

Dominimi total i skuadrës nga Parisi, aq sa në 45 minutata e para vendasit nuk kishin asnjë mundësi të vetme për të shënuar, ndryshe nga ekipi i PSG, që krijoi 15 mundësi shënimi duke e tentuar 10 herë portën, dy prej të cilave shkuan në fundin e rrjetës.

Mbappe me 11-metërsh dhe më pas Ikardi i hapën udhë suksesit të skuadrës së Pochetinos. Në pjesën e dytë, Mbappe shënoi dhe golin e dytë personal e të tretin për PSG-në, duke vulosur dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, që i jep një biletë për në fazën tjetër të Kupës së Francës kryesuesve të Ligue 1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency