Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Tre humbje radhazi, PSG ultimatum Galtier

Ashtu si Pochettino, dhe më parë Tuchel, edhe personazhi i Christophe Galtier ka ndryshuar pas humbjeve. Nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga atmosfera e relaksuar e fillimit të sezonit te PSG, një skuadër në krizë në të cilën dyshohet gjithçka dhe të gjithë. Sidomos nga trajneri, i cili tashmë ka marrë një ultimatum: “nëse dinamika e keqe vazhdon dhe eliminohet në Champions, mund të mos përfundojë as vitin e parë të kontratës.”

PSG ka grumbulluar tre humbje radhazi, diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 2011. Me Christophe Galtier të dobësuar, të dielën luhet një finale kundër Lille. Humbja e katërt mund të ketë pasoja për një projekt që po kalon fazën e tij më të pasigurt, e theksuar nga imazhi i keq i ofruar ndaj Bayernit.

Lexo edhe

Christophe Galtier e filloi karrierën e tij në PSG me këmbën e djathtë, por kurrë nuk krijoi konsensus në klub. Ishte një bast personal i Luis Campos, i cili e bindi pronarët për rëndësinë e sjelljes së një trajneri të atij profili, me aftësi të mira në menaxhimin e grupit. I tillë ishte edhe Zidane, i cili priti pa fat thirrjen nga Franca. Tani, përveç atij opsioni, Zidane e dëgjon sërish emrin e tij në ambientin e PSG-së.

Në çdo rast, nuk do të ketë asnjë ndryshim drastik të paktën deri më 8 mars, data e ndeshjes së dytë të Champions League në Mynih. Christophe Galtier ka tre javë për të rikuperuar frymën e një skuadre që e ka nisur vitin 2023 me pesë humbje dhe pa personalitetin e para Kupës së Botës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...