Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Tre lojtarë të lakuar në merkato, presidenti Laporta vendos “veton”: Nuk e shes as për 80 milionë euro

Ousmane Dembele, Frenkie De Jong por edhe Ansu Fati janë tre nga emrat më të lakuar sa i përket merkatos në dalje te Barcelona. Megjithatë, është presidenti Joan Laporta ai që mendon për të shuar zërat e merkatos kur vjen puna te tre nga talentët më të spikatur në radhët e katalanasve.

Numri një i klubit blaugran theksoi se Dembele nuk e shet as në rast se mbërrin një ofertë prej 70 apo 80 milionë eurosh ndërsa për De Jong shtoi se klubi ka vendosur të mos e nxjerrë në merkato.

“Dembele nuk e shesim edhe në rast se mbërrin një ofertë 70 apo 80 milionë euro. Ne po mendojmë për të rinovuar me atë dhe të shohim, do të flasim më shumë në të ardhmen. Sa i takon De Jong, edhe kryesia sportive merr vendimet e saj dhe ndërmerr veprime, është vendosur që mesfushori të mos jetë në merkato. I njëjti diskutim vlen edhe për Ansu Fati. Sa i takon merkatos së janarit, ideja është të mos shpenzojmë në këtë moment pasi skuadrën e krijuam në verë”, u shpreh Laporta.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...