Abissnet Superiore

Tre mungesa në derbi, Shehi: Partizani ka një avantazh, tifozët arma kryesore e Tiranës

Tirana është gati për derbin me Partizanin. Bardheblutë do të sfidojnë rivalët e përjetshëm të shtunën në “Elbasan Arena”, duel që nis prej orës 18:45, në Supersport 3. Fitorja shpall Tiranën kampione për herë të 26-të në histori, por duhet arritur në fushë. Trajneri Orges Shehi pret reagimin e ekipit, ndërkohë që preku edhe tema të tjera në konferencën për mediet.

Rëndësia e derbit dihet, nuk ka lidhje aspak klasifikimi. Të dyja ekipet kanë dy kampionate brenda një kampionati. Është trofeu dhe vendi i parë, por është dhe derbi që është si një trofe. Do të jetë një ndeshje ndaj një rivali historik dhe do të bëjmë më të mirën tonë. Partizani është më i avantazhuar ndaj nesh dhe nuk do të doja që kalendari të ishte i tillë, sepse ka 24 orë më shumë se ne për të riaftësuar lojtarët“.

Më pas një mesazh për lojtarët dhe situatën në ekipin kryesues, që nuk do të ketë shërbimet e Xhixhës, Devid dhe Najdovskit në derbi: “Duhet të ‘ftohim kokën’ dhe të jemi të qetë për ndeshjet në vijim. Në këtë sfidë nuk jemi të plotë. Janë tre titullarë, janë tre lojtarë të rëndësishëm, por gjatë kampionatit ka pasur faza që kemi qenë dhe me kontingjent jo të plotë.

Do të zbresim në fushë me një formacion që do të bëjë më të mirën që këto mungesa të mos peshojnë shumë, por dihet: janë mungesa të rëndësishme. 

Tifozët? Ata kanë qenë dhe do të jenë arma më e fortë e këtij klubi. Do të bëjmë maksimumin për t’i kënaqur. Ndeshjet e fundit nuk kemi qenë aty ku duhet, nuk kemi qenë në pritshmërinë e tifozëve.

Gjatë një kampionati ka momente të mira dhe të këqija. Nuk kemi pasur momente të këqija, por normalisht që këto javët e fundit nuk kemi qenë aty ku duhet. Ka shumë faktorë që ndikojnë. Nuk ka më mirë sesa një sfidë derbi që të rikthejmë entuziazmin dhe dëshirën, pikat që na kanë munguar këtë periudhë”.

Shehi flet edhe për komunikimin me arbitrat. “Gjatë ndeshjes ka momente të tilla, kur arbitrin e ke afër, kërkon që të kesh një komunikim me të. Kemi pasur komunikim në kuadrin e kuptimit të dy situatave ku jemi, unë dhe arbitri, çdo gjë ka qenë mirëkuptuese”.

Nuk mungon një thirrje për repartin e mbrojtjes: “Rrallë herë ka ndodhur në këtë kampionat që në çdo ndeshje radhazi ne pësojmë gol. Kjo nuk është gjë e mirë dhe do të punojmë në aspektin psikologjik që skuadra të mos humbasë përqendrimin. Ne përballë do të kemi një kundërshtar që është historik, përqendrimi nuk besoj se do të mungojë te lojtarët, por nuk dua të udhëhiqemi nga doza emocionale që pastaj të na bëjë ‘të na nxehet koka’.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Seferi? Ai po zhvillon një volum të madh gjatë ndeshjes. Nuk ka shënuar, por po punon shumë për skuadrën dhe kjo e fundit duhet të punojë shumë që ta nxjerrë në pozicion shënimi. Na mungon Devid De Silva, sulmuesi kryesor. Xhixha ka pasur problemet e veta dhe nuk e kemi aktivizuar që nga fillimi. Shpresoj që nesër sulmi ynë të rikthehet te goli dhe ta marrë skuadrën përdore”.

Në fund Partizani, rival ndaj të cilit Tirana ka bilanc pozitiv këtë edicion. “Në përballjen me kundërshtarin tonë historik këtë sezon jemi me dy fitore dhe një barazim, shpresojmë që këtë ecuri ta vazhdojmë dhe nesër”. 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency