Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tre ndeshje pa fitore/ Laçi kërkon kthesën, e favorizon kalendari

Për herë të tretë në këtë sezon Laçi koleksionoi 3 ndeshje pa fitore, duke humbur terren në garën për titullin kampion, pasi tani diferenca me vendin e parë, Tiranën, është 8 pikë.

Dy barazime radhazi dhe humbja në takimin direkt përballë Tiranës, ka ulur ritmin e kurbinasve, duke ndërprerë ecurinë me 13 ndeshje pa humbje. Në dy ndeshjet e fundit, kurbinasit kanë ngecur përballë skuadrave të pozicionuara në fundin e klasifikimit, Egnatia dhe Kastrioti, që në letër Laçi duhej të bënte kthesën për të lënë pas disfatën ndaj “bardhebluve”.

Një tjetër statistikë negative e regjistruar në tre ndeshjet e fundit, janë edhe golat e shënuar, vetëm dy, një ndaj Tiranës dhe një ndaj Kastriotit. Një ecuri që ka lënë në vendin e tretë përsëri sulmin e kurbinasve, në total me 34 gola.

Pavarësisht gabimeve në takimet e fundit, skuadra e Josës qëndron në vendin e dytë, me 45 pikë, pasi edhe kundërshtarët pas kurbinasve kanë gabuar, me Kukësin dhe Vllazninë që qëndrojnë 6 pikë larg.

Përpara ndërprerjes së kampionatit, Laçi luan ndaj Skënderbeut dhe Teutës në shtëpi dhe kurbinasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë, për t’u rikthyer te suksesi i munguar, pasi në shtëpi, kurbinasit kanë një rendiment të mirë. Në 12 ndeshje të luajtura në shtëpi, kurbinasit numërojnë, 8 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, në total 26 pikë.  Në 5 ndeshjet e fundit në Stadiumin e Laçit, skuadra e Josës ka grumbulluar 13 pikë dhe është ndalur vetëm në barazimin pa gola ndaj Egnatias, ndërsa në këto pesë takime nuk ka pësuar asnjë gol, duke treguar forcën e kësaj skuadre në shtëpi.

Një kalendar i ngjeshur dhe i vështirë e pret Josën dhe Laçin në momentin që do të rikthehet pas ndërprerjes së kampionatit, me sfida direkte midis kupës dhe kampionatit, ndaj në dy takimet e ardhshme, Laçi është i dënuar për të marrë maksimumin dhe për të mbajtur në lojë shpresat sa i përket titullit kampion në këtë sezon të Abissnet Superiore.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...