Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tre nigerianë në orët e fundit të merkatos, Kukësi ia bën “bam”

Klubi i Kukësit ka njoftuar në orët fundit të kësaj të marteje se ka nënshkruar me tre futbollistë nigerianë, që luajnë në pozicione të ndryshme. Verilindorët e nisën me njoftimin për sulmuesin 19-vjeçar Sodiq Olamilekan Oseni, i cili ka firosur për pesë sezone. Oseni do të aktivizohet me ekipin e Kukësit U-21, duke qenë nën vëzhgimin e stafit teknik për ekipin e parë.

Nigeriani i dytë që ka firmosur me klubin verilindor është mesfushori Shamsuddeen Sani, i cili do të jetë i lidhur me këtë skuadër gjatë 2 sezoneve të ardhshme. Edhe 20 vjeçari nigerian Sani do të aktivizohet fillimisht me ekipin e Kukësit U-21.

Daniel Momoh, edhe ky mesfushor 20-vjeçar, ka nënshkruar për tri sezone. Ashtu si bashkëkombësit e tij, do ta nisë fillimisht në skuadrën e 21-vjeçarëve, me synimin katapultimin në ekipin e parë pas një kohe përshtatjeje.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...