Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Tre pikët nuk mjaftojnë, skuadra e futbollistit të kombëtares bie në Serie C

Benevento nuk ia del të shmangë rënien një kategori më poshtë dhe sezonin e ardhshëm është e detyruar të luajë në Serie C. Skuadra në të cilën aktivizohet edhe lojtari i kombëtares, Frederik Veseli fitoi në sfidën e parafundit të kampionatit ndaj Modenas me shifrat 2-1, por fati nuk ishte në këmbët e tyre dhe rezultatet e kombinuara në sfidat e tjera, e rrëzojnë një kategori më poshtë një javë para fundit të kampionatit.

Lexo edhe:

Në fakt, i gjithi ishte një sezon tejet i komplikuar për Beneventon që nuk mundi ta dilte kurrë nga zona e ftohtë dhe nuk mundi gjithashtu të siguronte një shans në zonën e play-out-it duke u rrëzuar në formë të menjëhershme.

Sa i takon mbrojtësit të kombëtares, Federik Veseli ai është aktivizuar në 20 ndeshje të këtij sezoni me fanellën e Beneventos ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të mbetet pjesë e skuadrës që do të luajë në Serie C. Hera e fundit për Beneveton në Serie C ishte në sezonin 2015/16 ndërsa kulmi për këtë klub ishte pjesëmarrja në Serie A në sezonin 2017/18.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...