Champions League

Tre rastësitë që rritin besimin e triumfit të Juventusit në Europë

Përmbysja që Juventusi realizoi ndaj Atleticos së Madridit, duke triumfuar 3-0 në Torino dhe duke bërë të pavlefshëm fitoren e spanjollëve në “Wanda Metropolitana”, ka rritur shpresat te bardhezinjtë, se ky mund të jetë viti i duhur, për t’ia dalë në Europë.

Forma e mirë e Cristiano Ronaldos, por edhe uria e futbollistëve të tjerë, shumica e të cilëve e dinë se vështirë se do të kenë më shanse të triumfojnë në Europë, janë disa nga garancitë e Juventusit, që tashmë sheh veten në çerekfinale, bashkë me një skuadër spanjolle, një portugeze, një holandeze dhe 4 angleze.

Por ndërkohë që oreksi rritet, disa rastësi të tjera ka zbuluar sot media italiane dhe që do të shërbejnë për të rritur edhe më shumë besimin e publikut bardhezi, që ky mundtë jetë viti i duhur për ta.

Kjo pasi për herë të parë që nga viti 2010, në çerekfinale nuk merr pjesë asnjë nga skuadrat e Madridit, pasi si Reali, ashtu edhe Atletico janë eliminuar. Për më tepër, ashtu si në vitin 2010, kur finalja u luajt në “Santiago Bernabeu”, edhe këtë vit finalja do të luhet në Madrid, veçse në stadiumin “Wanda Metropolitana”.

Për ta bërë edhe më të plotë profetësinë, edhe në vitin 2010 fituese ishte një skuadër italiane, pra Interi, ndaj të njëjtën gjë do të synojë ta bëjë këtë sezon Juventusi, si e vetmja skuadër italiane e mbetur në këtë garë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency