Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Tre “yje” të Bayernit kërcënohen me vdekje, autoritet gjermane në gatishmëri

Kërcënohen me vdekje tre “yjet” të Bayernit të Mynihut. Nëpërmjet një letre anonime, që ka rënë në duart e forcave të rendit të St Paulit, kërkohet që lojtarët e kampionëve të Gjermanisë, Robert Lewandowski, Manuel Neuer dhe Serge Gnabry të qëlloheshin si “derra të pistë bavarezë”.

Policia e Hamburgut po e analizon me imtësi letrën, me shpresën se mund të gjejë gjurmë gishtërinjsh apo të ADN-së. Autoritet gjermane dhe klubi i Bayernit janë vënë në gatishmëri për këtë rast.

Gazeta gjermane “Bild” raportoi se letra mbërriti në St Pauli, me bazë në Hamburg, më 12 janar dhe titullohej: “Ruaj ligën, shpëto futbollin”! Zjarr dhe vdekje derrave të ndyrë bavareze.”

Autori i letrës përveçse bën thirrje që të qëllohen Lewandowski, Neuer dhe Gnabry, kërcënon edhe gjyqtarët e Bundesligës.

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit Gjerman ka kontaktuar kolegët në mbarë vendin për të parë nëse është dërguar ndonjë letër tjetër dhe gjithashtu ka informuar Federatën e Futbollit.

Një zëdhënës i policisë tha për Bild: “Ne po hetojmë me dyshimin se kemi të bëjmë prishje të qetësinë publike, duke kërcënuar se do të kryehen krime. Ne do të hetojmë për të kuptuar nga vjen ky kërcënim.”

Bayern është në rrugën e duhur për të fituar titullin e 10-të radhazi të Bundesligës, pasi ka gjashtë pikë më shumë se Borussia e Dortmundit, pavarësisht humbjes shokuese ndaj Bochumit fundjavën e kaluar.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...