Superkupa e Shqipërisë

Shpërthen Brown, Partizani përmbys Kukësin dhe e nis sezonin me trofe

Superkupa e Shqipërisë është e Partizanit. Të kuqtë mposhtën 4-2 Kukësin në “Elbasan Arena” në një sfidë që dhuroi gola dhe emocione, ndonëse u pa qartë se të dyja skuadrat rivale nuk ishin në kondicionin e plotë fizik, kur ka mbetur vetëm një javë nga nisja e kampionatit.

Një rezultat rokambolesk me protagonistë kryesorë Emiliano Mustën e Kukësit, që realizoi dygolësh pas zhbllokimit të rezultatit nga Mala, dhe sulmuesin e të kuqve Brian Brown, që shënoi tre golat e fundit të takimit, duke u dhuruar trofeun kampionëve të Shqipërisë.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 6-të nga Esat Mala, i cili goditi saktë me të djathtën, edhe pse në një pozicion të prirët.

U duk se Partizani do të kishte të lehtë, por në një moment shpërqendrimi të mbrojtjes, Emiliono Musta shmangu portierin Hoxha dhe barazoi rezultatin (39’).

I njëjti autor ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 56-të, duke përmbysur rezultatin.

Pas këtij goli Lerda kreu edhe ndërrimin e dytë (kishte zëvendësuar Asanin me Bardhin), duke hedhur në fushë Brown në vend të Solomonit. Lojës së Partizanit i dha një tjetër impuls aktivizimi i Çinarit në vend të Cordeiros.

Në minutën e 88-të, një harkim i Trashit nga e majta u kthye në asist për Brown, që godet me kokë, por pret Avdyli, gjithsesi në tentativën e dytë portieri i Kukësit nuk mund të bënte asgjë.

Koha e rregullt përfundoi 2-2, kështu që skuadrat do të luanin edhe dy shtesa nga 15 minuta për të patur një fitues.

Sapo nisi shtesa e parë Brown realizoi golin e dytë personal pas një aksioni të bukur të nisur nga Mala e vijuar nga Trashi, që asistoi sërish saktësisht sulmuesin xhamajkan.

Vetëm 5 minuta më vonë Brown tundi për herë të tretë rrjetën, pas krosimit të Çinarit dhe lëvizjes së bukur Bardhit, për rezultatin përfundimtar 4-2.

Vetëm 6 ditë më vonë kampionët dhe nënkampionët e Shqipërisë do të përballen përsëri për të çelur sezonin e ri të Superiores.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency