Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Tregolësh i çmendur! Momo Salah në histori, thyen rekordin 11-vjeçar

Liverpooli fitoi 1-7 në Skoci përballë Rangersit, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e 1/8-ve në Champions League. Një fitore e rëndësishme përpara duelit të zjarrtë ndaj Manchester City në Premier League.

“The Reds” presin kampionët e Anglisë në “Anfield” të dielën, sfidë që fillon në orën 17:30 dhe do transmetohet në SuperSport. Momo Salah ishte heroi i Liverpoolit me tre golat, ndërkohë që vendosi një rekord në Champions.

Yllit egjiptian i mjaftuan 6 minuta dhe 12 sekonda për të ndëshkuar tri herë portierin e Rangers në “Ibrox Stadium”, duke thyer rekordin që i përkiste Bafetimbi Gomis, i cili realizonte një tregolësh 11 vite më parë.

Luehj Dinamo Zagreb-Lyon – një ndeshje e fiksuar – francezët fitonin 1-7 dhe 37-vjeçari i Galatasarayt dërgonte tri herë topin në rrjetën e kampionëve të Kroacisë për 8 minuta dhe 45 sekonda.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...