Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Tregolëshi i sulmuesit të Shpresave kuqezi, dërgon Fiorentinën në finalen e Kupës

Eljon Toçi ishte protagonist absolut për të rinjtë e Fiorentinës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Romës. Ekipi vjollcë triumfoi me rezultatin 5-2, ndërsa ai që shkëlqeu mbi të tjerët ishte pikërisht sulmuesi shqiptar.

19-vjeçari shënoi dy gola në pjesën e parë në harkun e vetëm dy minutave, ndërsa në fraksionin e dytë gjeti sërish rrugën e rrjetës për të kompletuar tregolëshin personal duke udhëhequr në këtë formë skuadrën e tij, e cila tashmë siguron biletën për në finalen e Kupës.

Në finale i pret Atalanta ndërsa Toçi do të provojë të vendosë sërish fatet e sfidës, teksa pritshmëritë për sulmuesit janë të larta ndërsa tashmë dibrani është kthyer në një lojtar të rëndësishëm edhe për Shpresat e trajnerit Alban Bushi.

Në këtë sezon me të rinjtë e Fiorentinës, Toçi është aktivizuar në 25 ndeshje duke shënuar në total nëntë gola.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...