Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tregolëshi ndaj Kukësit, Hebaj: Ja çfarë ndryshoi te skuadra jonë sot

Lojtari i ndeshjes Teuta-Kukësi, autori i tre golave, në fitoren me rezultatin 4-1 të “Djemve të Detit” theksoi se skuadra e tyre mori këtë rezultat, pasi sot kishte vetëbesim.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli” sulmuesi u shpreh se tashmë është në formën më të mirë, por shtoi se do vazhdojë të qëndrojë me këmbë në tokë.

Tregolëshi i parë në karrierë: “Jam shumë i kënaqur, kjo ndodhi pasi ekipi provoi sot më shumë dhe besoi shumë te vetja, dhe në kampionatin shqiptar vetëbesimi dhe kurajo e bëjnë diferencën. Për tregolëshin jam shumë i kënaqur.”

Çfarë të gëzon? “Mund të them vetëm shënimi i golave, gjithmonë jam munduar të jap më të mirën time, por ndonjëherë nuk kam pasur fat e ndonjëherë minutazhin e duhur, por gjithmonë jap më të mirën nga vetja ime.”

Qëndro me këmbë në tokë: “Do vazhdoj të jem me këmbë në tonë, ashtu besoj se do jetë dhe ekipi se me një ndeshje nuk mbaron kampionati dhe shpresoj të japim gjithmonë maksimumin.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...