Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tremb dëmtimi i Giroud, por Dechamps qetëson francezët

 

Oliver Giroud tremb tifozët e Francës vetëm pak ditë para nisjes së Botërorit. Sulmuesi i “Gjelave” u dëmtua rëndë në miqësoren me Shetet e Bashkuara të Amerikës, që përfundoi në barazim 1-1, pas një përplasjeje të dhunshme kokë më kokë me futbollistin kundërshtar, Matt Miazga. Të dy lojtarët përfunduan të shtrirë në fushë, me stafet mjekësore që nxituan për t’u ardhur në ndihmë. Gjaku që mbuloi sidomos Giroud shkaktoi panik te pjesëtarët e të dyja skuadrave. Si Giroud dhe Miazga disa minuta më pas u zëvendësuan, por më shumë shqetësonte gjendja e sulmuesit të Chelsea-t.

Trajneri i Francës, Didier Dechamps, i pyetur mëngjesin e kësaj të diele për shëndetin e Giroud dha këtë lajm të mirë për të gjithë tifozët e Francës: “Nuk ka ka arsye pse të mos jetë në formë për ndeshjen e parë me Australinë të shtunën e ardhshme. Ka një çarje 6 centimetra të gjatë, por është qepur. Gjithçka do të jetë “ok”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...