Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Trendet taktike në Premier League/ Rikthimi i numrit 9, presingu universal dhe penalltitë me të majtën

Sezoni 2023/24 i Premier League përjetoi një mbyllje dramatike, me spektakël dhe shumë gola, teksa Manchester City shkroi historinë duke fituar dhe titullin e katërt radhazi.

Ishte një sezon i mbushur me trende të shumta taktike – nga pasimet e shkurta tek presingu i lartë që u bë akoma më popullor dhe deri tek konvertimi rekord i penalltive në gol. Sulmuesit tradicional u rikthyen në modë, ku ndër shembujt tipik nuk është vetëm Haaland, por dhe Watkins, Solanke por dhe Hojlund.

Shumë gola të realizuar

Për të dytin sezon radhazi, Premier League theu rekordin e golave të shënuar. 1246 golat e shënuar tejkaluan bindshëm shifrën e golave të sezonit të shkuar që kishte 1071 gola.

Shumë mund të mendojnë se realizimi i kaq shumë golave është pasojë e sulmuesve të cilët kanë zhvilluar sezone të shkëlqyera, por ky pretendim bie poshtë, pasi vetëm tre lojtarë shënuan mbi 20 gola.

Koha shtesë më e gjatë e akorduar në ndeshje solli më shumë futboll të luajtura, por ky është vetëm një shpjegim i pjesshëm. Më e rëndësishmja është që klubet po emërojnë trajnerë me futboll specifik, të cilët nuk bëjnë kompromis sa i takon stilit sulmues. Mendoni për linjën e lartë të Aston Villës me Unai Emery, mbrojtësit e krahut të Tottenhamit të Postecoglous të cilët luajnë si ”numra 10”, apo dhe organizimi i thellë i Brightonit nga mbrojtja për të mundur presingun kundërshtar.

Kur gjithçka shkon sipas planit, këto stile loje ”dërrmojnë” kundërshtarët dhe krijojnë raste të pafundme dhe rikuperime topash në gjysmëfushën tjetër. Por, aplikimi i sistemeve të tilla vjen edhe me një kosto rreziku, pasi të ekspozon ndjeshëm mbrapa, duke rritur edhe mundësinë e pësimit, diçka që ka ndodhur shpesh me këto skuadra. Tre skuadrat e përmendura kanë pësuar më shumë se 50 secila këtë sezon.

Të gjithë i duan pasimet

City është skuadra e parë në Premier League që mesatarisht ka një mesatare sezonale të kompletimit të pasimeve mbi 90%. Ata fituan nëntë ndeshjet e tyre të fundit të kampionatit, duke shënuar të paktën dy herë në secilën sfidë. Në ndeshjen e fundit dalloi më së shumti mesfushori Rodri, i cili shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe doli me pasimet më të kompletuara nga ndeshja, plot 123.

Në të gjithë kampionatin, skuadrat janë karakterizuar nga pasimet e shkurtra më shumë se kurrë. Por, nga skuadrat e fundit të renditjes u shënuan edhe rekorde negative për organizimin e lojës nga mbrojtja.

Sulmuesit tradicionalë janë rikthyer

E mbani mend kur numri 9 kishte vdekur? Trajnerët ishin të fiksuar pas  ”9-ave false” ose anësorëve që udhëhiqnin linjën, pasi ata ishin shumë më të aftë për të mbingarkuar mesfushën dhe për të lehtësuar lëvizjet ofensive.

Sulmuesit ekzistojnë, gjithnjë e më shumë, në një gjendje fluksi. Pasimet e gjata, krosimet dhe pasimet e shpejta vazhdojnë të kenë tendencë në rënie, por sulmuesit e zonës dhe sulmuesit fizikë që mund të luajnë në vijën e fundit tregojnë se janë taktikisht të pavdekshëm. Kishte komente të Roy Keane në prill se Erling Haaland luajti “si një lojtar i Ligës së Dytë” sepse loja e tij ka të bëjë me vrapimet pas shpine, duke dueluar me qendërmbrojtësit dhe duke finalizuar gola, por jo duke lidhur sulmin.

Me kaq shumë skuadra që ushtrojnë presion të lartë – shpesh me markim një për një – sulmuesit me një prani fizike bëhen një pjesë thelbësore, veçanërisht për skuadrat që luajnë shkurt. Po kështu, ato vendosje lirojnë hapësirën afër zonës të një ekipi, gjë që mund të shfrytëzohet nga një numër 9 që vrapon pas.

Për herë të parë që nga 2019-2020, të gjitha shtatë klubet më të mira të Premier League mburren me një lojtar me 15 gola të shënuar apo më shumë. Në të gjithë kampionatin, golat me kokë në lojë të hapur ishin deri në 95, duke qenë vazhdimisht rreth 75 në tre edicionet e mëparshme.

Bournemouth kishin metodën e tyre kryesore të hyrjes në zonë si një harkim anësor për numrin 9, ndërsa për Tottenhamin, West Ham, Brighton dhe Luton, ishte një “playmaker” që furnizonte sulmuesin nga një pozicion më qendror.

Numri i golave nga rikuperimet në 30 metrat e fundit është rritur në secilin prej katër sezoneve të fundit dhe linjat e larta të cilat mbrojtjet e shumë ekipeve aplikojnë do të thotë se ka hapësirë për t’u shfrytëzuar nga sulmuesit e shpejtë prapa – diçka që padyshim ka kontribuar në rritjen e mesatares së golave. Stilet e tilla intensive janë fizikisht kërkuese dhe testojnë thellësinë e skuadrës, me Newcastle që tregoi këtë sezon vështirësitë në mbajtjen e një ekipi me presion të lartë.

Lexo edhe:

Penalltitë me këmbën e majtë

Para këtij sezoni, shkalla më e lartë e konvertimit të penalltisë në një sezon të vetëm të Premier League ishte 83.9 për qind, në sezonin 2013-14. Në sezonin 2023-2024, u shënuan 89.7 për qind – 96 gola nga 107 penallti.

Me sezonin 2023-24 që është sezoni i pestë që nga prezantimi i VAR-it, lojtarët tani mund të mësohen me vonesën kohore të shtuar që sjell, pasi kohët më të gjata të pritjes janë lidhur me norma më të ulëta konvertimi sepse shton ankthin tek goditësi.

Por historia e vërtetë me penalltitë këtë sezon është se sa prej tyre u goditën me këmbë të majtë – 44 nga 104, ose 41%. Janë penalltitë të goditura më këmbën e majtë më të vështira për t’u parashikuar nga portierët, siç tregojnë studimet e pavarura.

41 nga ato 44 penallti me këmbën e majtë u shënuan, duke përfshirë të nëntat nga Cole Palmer. Benjamini i Chelsea-t tani mban rekordin për më shumë penallti të shënuara në një sezon të Premier League pa humbur asnjë dhe tregoi ekuilibrin ideal për një sulmues: të ketë shumëllojshmëri të mjaftueshme goditjesh nga 11-metërshi për të qëndruar i paparashikueshëm,  ndërsa këtë sezon shënoi vazhdimisht me një goditje të shënuar  në këndin e poshtëm djathtas.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....