Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Treni i fundit” për titullin, Atletico për t’i “prishur” punë Realit në derbin e Madridit

Real Madrid pret në Santiago Bernabeu rivalët nga i njëjti qytet, Atletico Madrid. Për të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti, një disfatë apo edhe barazim mund t’i rezultojë një goditje e rëndë në garën për titullin kampion duke qenë se aktualisht distanca me Barcelonën kryesuese është tetë pikë. Gjithsesi, kur vjen puna te derbi sidomos ato që i luan në shtëpi, Real Madrid mund të marrë një shtysë edhe nga statistikat.

Ato janë në krahun e “Los Blancos”, me Atletico Madrid që nuk fiton në fushën e Realit prej shkurtit të vitit 2016. Prej asaj kohe, Real ka fituar pesë dhe ka barazuar tre. Bernabeu konfirmohet një “fortesë” për Realin teksa “Galaktikët” nuk janë mposhtur aty prej marsit të shkuar duke koleksionuar 10 fitore e katër barazime. Sakaq, tre ndeshjet e fundit në Bernabeu (Real Sociedad, Valencia, Elche), Reali i ka mbyllur pa pësuar duke koleksionuar dy fitore dhe një barazim.
Lexo edhe:

Megjithatë, Atletico Madrid dhe trajneri Diego Simeone do të bëjnë çmos që t’i thyejnë edhe statistikat ndërsa besimi në radhët e Colchoneros është i lartë pas triumfit të fundit me Athletic Bilbao. Atletico aktualisht është në vend të katërt dhe pikët i ka të domosdoshme në luftën për të siguruar të paktën vendin e katërt që garanton pjesëmarrjen në Champions League-n e sezonit të ardhshëm teksa në garë për të njëjtin objektiv janë edhe Real Sociedad e Betis.

Kujtojmë se ndeshjen mes Real Madrid dhe Atletico Madrid mund ta ndiqni në SuperSport 2 duke nisur nga ora 18:30.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...