Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Trepça ’89 kujtohet vonë me Manajn, Ballkani kryeson i vetëm

Trepça ’89 pësoi humbjen e parë në IPKO Superligën e Kosovës në transfertë ndaj Ballkanit. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Idrizi u kujtua vonë të reagonte, pasi edhe pse realizoi 2 gola në pjesën e dytë, nuk arriti të shmangte disfatën, teksa formacioni i drejtuar nga Ismet Munishi kishte shënuar 3 herë deri në minutën e 50-të.

Të dyja skuadrat dhuruan emocione në prani të një numri të madh shikuesish në stadiumin e Therandës.

Mitrovicasit e morën goditjen e parë, pa u mbushur 60 sekonda lojë, pasi sulmuesi nga Peqini i Shqipërisë, Artur Magani zhbllokoi rezultatin pa u nxehur mirë muskujt.

Vetëm 12 minuta më vonë Baftiu i dha epërsinë e dyfishtë Ballkanit, ndërsa 10 minuta pas fillimit të pjesës së dyta Hoxha shpërtheu në zonë duke realizuar golin e 3-0.

U duk se gjithçka u mbyll, por pas shtatë minutash Manaj ngushtoi në 3-1 diferencën me 11-metërsh, pasi një ndërhyrjeje naive në zonë. I njëjti autor e tundi për herë të dytë rrjetën në minutën e 81-të, por nuk pati më ndryshim tjetër rezultati, edhe pse Trepça ’89 provoi me të gjitha mënyrat për të shmangur humbjen, por pa ia dalë mbanë.

Ballkani me këtë fitore ngjitet i vetëm në krye me 8 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...