Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Trepça ’89 pranë firmës me Engjëll Hotin

Engjell Hoti Rot-Weiß Ahlen Oberliga Westfalen Saison 2017/2018 21.09.2017 Foto: Marc Kreisel

Ish-përfaqësuesi i Kosovës U-21, Engjëll Hoti, është duke u stërvitur me Trepçën ‘89. 21-vjeçari, që luan si mesfushor qendror dhe ofenziv, shumë shpejt pritet të nënshkruajë kontratë me ekipin mitrovicas. Presidenti Abedin Zeka është shprehur i kënaqur që ka arritur të sjellë në klub një futbollist që është rritur në Gjermani te Stuttgarti dhe Brauchweigu.

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, e kishte grumbulluar disa herë Hotin për ndeshjet kualifikuese të Europianit 2019, ndërsa e aktivizoi në dy ndeshje kundër Irlandës dhe Norvegjisë. Përveç Hotit, presidenti Zeka ka bërë të ditur që ka transferuar dy mesfushorë nga Mali, të cilët janë në procedura për të rregulluar dokumentacionin.

Kujtojmë që pak ditë më parë Trepça ‘89 zyrtarizoi si Sabit Osmanin dhe Shpëtim Idrizin, që së bashku do ta udhëheqin ekipin në edicionin pranveror të Superligës. Synimi kryesor i kampionit të vitit 2017 sivjet është sigurimi i qëndrimit në elitën e futbollit kosovar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...