Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Trepça 89 “shkatërron” Drenicën, Dukagjini gjen barazimin e dytë në gjashtë javë kampionat

Trepça 89 ka siguruar një super fitore në transfertën ndaj Drenicës, në raundin e 6 të Superligës së Kosovës. Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 24’ me Sekiraqa, ndërsa vetëm katër minuta më pas Mba dyfishoi rezultatin për ekipin e tij. Drenica u kundërpërgjigj në minutën 30’, me Koxy që realizoi golin e parë për vendasit.

Më pjesën e dytë do të realizoheshin edhe katër gola të tjerë, me Koxy që realizoi dopietë personale, por edhe për ekipin në minutën e 50’ dhe barazoi rezultatin. Megjithatë në minutën e 52’ Trepça 89 rimori situatën në kontroll dhe shënoi golin e tretë me Dushin, ndërsa në minutën e 90’ Mba realizoi dopietë personale dhe njëkohësisht golin e katërt për ekipin. Rezultati u vulos në minutën e 90+4’, me Gashin që shënoi golin e pestë për Trepça 89.

Pas këtij raundi Drenica renditet në vend të tetë me 5 pikë, teksa Trepça 89 në vend të 6 me po pesë pikë, por me një ndeshje më pak.

Ndërsa Malisheva-Dukagjini janë ndarë në paqe me barazimin 1-1 në këtë raund të elitës së futbollit kosovar. Ishin vendasit ata që realizuan të parët në minutën e 24’ me Shillovan. Ndërsa Dukagjini gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 79’ me Morinën.

Pas këtij raundi Malisheva renditet në vend të katërt me 7 pikë, teksa Dukagjini qëndron në vend të fundit me 2 pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...