Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Tri fitore radhazi, Ajaxi lë pas krizën, pretendent për titull

Ajaxi i Amsterdamit e lë përfundimisht pas krahëve kizën e rezultateve të muajit të fundit, teksa regjistroi fitoren e tretë radhazi në Eredivisie. “Harkëtarët” triumfuan 3-1 me përmbysje në “Johan Cruyff Arena” përballë Waalwijk, duke ruajtur diferencën prej tri pikësh me Feyenoordin kryesues.

Miqtë befasuan vendësit që në minutën e 17-të me golin e Seuntjens, me pjesën e parë që do të mbyllej me këtë rezultat.

Në të 50-tën Ajaxi barazoi me Brobbey, për të ardhur më pas te goli i Timber në minutën e 79-të.

Vetëm tri minuta më vonë Kudus realizoi edhe golin e sigurisë për Ajaxin, që në minutat e fundit thjesht administroi rezultatin.

 

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...