Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tri kërkesat e Interit për Inzaghin

Tri kërkesat e Interit për Inzaghin

E marta ka qenë një ditë ballafaqimi në kampin zikaltër, teksa humbja me Bolognën në transfertë ka trazuar jo pak ambientin. Drejtuesit më të lartë të klubit mbërritën që në mëngjes në qendrën stërvitore. Në fokus ishte padyshim një takim disa orësh me trajnerin Simone Inzaghi.

Mediat italiane kanë arritur të nxjerrin të dhëna nga diskutimi, teksa duket se drejtuesit kanë pasur tre kërkesa specifike për teknikun. Kështu e para lidhte me ndëshkimin. Ata i kanë treguar Inzaghit se prisnin që pas një ndeshjeje të dobët si ajo ndaj Bolognës, trajneri minimalisht të anulonte ditën e pushimit.

Gjithashtu është kërkuar një reagim më i fortë për të shuar tensionet mes lojtarëve. Një lënie në stol për 2-3 ndeshje në rast mungese impenjimi apo tensioni në fushë, do të ishte një zgjidhje. Përplasjet Lukaku-Barella dhe Dzeko-Onana, të ndodhura në harkun e pak ditëve, kanë kaluar të dyja pa ndëshkime. Kjo nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve.

Kërkesa e dytë lidhet me turn-overin. Inzaghi vijon të këmbëngulë shumë te një grup i vogël futbollistësh, që po përballojnë të gjithë ngarkesën. Emra si Asllani janë “zhdukur nga radarët”, edhe pse mesfushori shqiptar ka bërë mirë në ato ndeshje kur ka luajtur.

LEXO EDHE: 

Edhe Bellanova e Gagliardini janë në listën e atyre që janë impenjuar shumë pak, ashtu si De Vrij e D’Ambrossio, teksa futbollistë si Darmian, Lautaro, Mkhitaryan, Calhanoglu, Bastoni e Dimarco kanë luajtur thuajse gjithmonë titullarë.

Kërkesa e tretë dhe e fundit ka qenë ajo për një plan B. Interi i Inzaghit zbret gjithmonë me të njëjtën skemë dhe të njëjtat ide loje. Kjo e ka bërë skuadrën të lexueshme dhe trajneri nuk ka asnjë plan B për të ndryshuar.

Sa herë që i duhet diçka ndryshe, Inzaghi kalon në aventurë, duke krijuar më shumë konfuzion në fushë. Pikërisht kjo ka bërë që drejtuesit t’i kërkojnë trajnerit ide të qarta dhe skema “rezervë”, për të ndryshuar në varësi të ndeshjes.

Mbetet për t’u parë se si do të reflektojë trajneri zikaltër, ndoshta që në ndeshjen e radhës me Leccen. Vlen të përmendet se Inzaghi nuk gëzon më besimin e patundur nga drejtuesit dhe vetëm një ecuri fantastike në Champions e vendi i dytë në kampionat, mund t’i jepnin konfirmimin edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...