Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tri lamtumira tek Arsenali, “Emirates” përlotet për Ramsey-n

Aaron Ramsey u dha një lamtumirë shumë emocionuese tifozëve të Arsenalit, të dielën, pas ndeshjes së barazuar 1-1 me Brightonin në “Emirates”, duke përmbyllur një karrierë 11-vjeçare te “Topçinjtë”.

Ramsey u nderua së bashku me dy veteranë të Arsenalit. Nëse për Petr Cech dhe Danny Welbeck, u rezervua thjesht një pritje e ngrohtë nga tifozët, në momentin e shfaqjes së Ramsey, stadiumi “Emirates” shpërtheu në ovacione dhe lot.

Ramsey, i cili u bashkua me klubin si një lojtar 17-vjeçar nga Cardiffi, nuk i përbajti emocionet teksa fansat e Arsenalit kremtuan karrierën e tij të shkëlqyer përpara transferimit të tij si lojtar i lirë tek Juventusi në Serinë A. Uellsiani u mundua të kontrollonte gjendjen e tij emocionale:

“Është shumë emocionuese. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm 11-vjeçar në jetën time. Kuptohet nga zërin tim se çfarë do të thotë kjo për mua. Ju jam mirënjohës për mundësinë që më keni dhënë për të luajtur për këtë klub të madh. Kam kaluar 11 vjet këtu, erdha vetëm 17 vjeç, një djalë i ri, por tani po largohem si burrë. Kam një familje, gruan time, fëmijët e mi, kanë ndodhur aq shumë gjëra.”

Kur u pyet për kujtimin më të bukur me Arsenalin, Ramsey u përgjigj:

“Triumfi në FA Cup kundër Hull City-t, sepse kishim disa vite pa fituar një trofe dhe po kaloja një sezon të mirë.”

Cech, ndërkohë, nuk ishte duke i thënë lamtumirë vetë Arsenalit të dielën, por edhe në Premier League-s:

“Është një moment shumë i veçantë dhe duhet të them se është një ndjenjë shumë e çuditshme. Shpresoja ta fitonim ndeshjen ndeshjen e fundit në shtëpi. E kemi vënë veten në një pozitë aspak komode. Jam krenar që kam luajtur për 15 vite në kampionatin më të fortë në botë dhe kam patur një formë të qëndrueshme.”

Lamtumirat e Ramsey, Cech dhe Welbeck erdhën në një moment delikat për Arsenalin, që duhet të gjejë liderë të tjerë gjatë merkatos së verës për t’u rikthyer në katërshen më të mirë të Premier League-s.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...