Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Tri mungesa të rëndësishme në All Star, ja kush i zëvendësojnë në formacionet startuese

Në përballjen e shumëpritur “All Star Game”, e planifikuar për fundjavën e ardhshme në Salt Lake City, Utah, do të ketë tri mungesa të rëndësishme për shkaqe fizike.

NBA njoftoi të premten se Stephen Curry (këputje e pjesshme e ligamentit në këmbën e majtë) Kevin Durant (ndrydhje në gjurin e djathtë) dhe Zion Williamson (këputje muskulore në kofshën e djathtë) nuk do të mund të riaftësohen në kohë për këtë përballje ekzibiconi.

Për t’i zëvendësuar “yjet” e lartpërmendur, u thirrën nga Komisioneri i NBA, Adam Silver: Anthony Edwards (Minnesota Timberwolves), De’Aaron Fox (Sacramento Kings) dhe Pascal Siakam (Toronto Raptors).

Meqenëse tre të dëmtuarit do të ishin titullarë, Joel Embiid (Philadelphia 76ers), Ja Morant (Memphis Grizzlies) dhe Lauri Markkanen (Utah Jazz), kalojnë nga rezervat në formcionin titullar për të plotësuar vendet që lënë bosh nga mungesat e rënda.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...