Feston Skënderbeu në stadiumin e Rrogozhinës. Skuadra korçare rigjeti tri pikët në Superiore pas tri humbjeve radhazi, duke mposhtur 1-2 Erzenin.
Kundërshtar që ishte në formë dhe vinte me moral të lartë pas sukseseve me Dinamo Cityn dhe Tiranën.
Një penallti zhbllokoi takimin në minutën e 22’, që u kthye në gol nga Dean Liço. Bardhekuqtë e Ivan Gvozdenovic fituan një tjetër penallti tri minuta më vonë.
Lexo edhe:
- “Pa Sylvinhon nuk do isha pjesë e Shqipërisë”, Asani për “Elite Show”: Ndaj Çekisë ndeshja e jetës
- Rrëfimi i Muçit për “Elite Show”/ Nga merkato, te kombëtarja dhe… Tirana
- E BUJSHME! Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s!
- HISTORIKE/ Euro 2025 do të organizohet në Shqipëri
- “Një regjizor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin
Sërish Liço, goditja e të cilit u ndal në shtyllë. Kryesori Beqiri vendosi përsëritjen e penalltisë.
Me portierin Klevis Hasanbelli që priti goditjen e Liços. Skuadra nga Shijaku tentoi golin e barazimit, por miqtë realizuan të dytin në minutën e 70’.
Goditje këndi për Skënderbeun, kërcim i bukur me kokë i Klevis Shaqes në shtyllën e parë, dhe 0-2.
Erzeni nuk u dorëzua, por traversa i mohoi golin kroatit Amir Kahrimanovic. I cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e shtatë shtesë. Por nuk pati më kohë.
Më pas festë korçare, me Skënderbeun që siguroi tri pikë tepër të rëndësishme. Duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve, njëkohësisht duke parakaluar në renditje rivalët e Erzenit.
