Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tri surprizat më të mëdha në sfidat hapëse të Botërorit

1 – Një kërcim, një fluturim dhe një imazh që kanë bërë historinë e Kupës së Botës: goditja me kokë e Oman-Biyik në ndeshjen Argjentinë-Kamerun, më 8 qershor të vitit 1990 në prani të 74.500 spektatorëve në Milano. Një gol që në sfidën hapëse të “Italia ‘90” dhuroi surprizën më të madhe në historinë e Botërorit. Skuadra kampione në fuqi e botës u mposht nga një përfaqësuese afrikane në pjesëmarrjen e dytë në Botëror, pas tre barazimeve që kishte arritur në “Spanjë 1982”. Kameruni e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pasi Kana-Biyik dhe Massing, megjithatë nuk pësoi gol, duke fituar një ndeshje që nuk do të harrohet kurrë.

2 – Në shkallën e dytë të podiumit të surprizave është një tjetër përfaqësuese afrikane, Senegali. Në ndeshjen e parë më 31 maj 2002 arriti të mposhtte Francën me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e vetëm të sfidës që u shënua në minutën e 30-të nga Bouba Diop. Senegali pas kësaj fitoreje historike nuk mund të quhej më surprizë. Në fazën e 1/16 eliminoi Suedinë, por në çerekfinale u nxor jashtë nga Turqia vetëm në kohën shtesë.

3 – Në vendin e tretë është Belgjika, që më mposhti Argjentinën më 13 qershor vitit 1982 në “Camp Nou”. Goli i Erwin Vandenbergh ndëshkoi kampionët në fuqi të botës, pas një kontrolli të bukur të topit dhe një goditjeje të pakapshme për portierin. Maradona në debutimin e tij në Botëror goditi traversën, por e mbylli takimin me humbje.  Në ndeshjen hapëse të “Rusi 2018”, vendi organizator është ndjeshëm favorit ndaj Arabisë Sauditë. Kompjuteri sugjeron fiton 2-0 të formacionit të trajnerit Cherchesov, por kujdes, futbolli luhet nga njerëzit!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...