Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tri titullarë të dëmtuar, Kombëtaret i shkaktojnë dhimbje kokë Piolit

Stefano Pioli nuk po merr lajme pozitive nga lojtarët e grumbulluar me Kombëtaret e tyre. Theo Hernandez u dëmtua gjatë një seance stërvitore me Francën, teksa e ka pësuar edhe Mike Maignan.

“Gardiani” luajti si titullar në duelin Francë-Austri (2-0), por një problem në pulpën e majtë e detyroi të zëvendësohej në pushimin mes pjesëve. Kontrollet e detajuara mjekësorë do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit të 27-vjeçarit.

Probleme ka shfaqur edhe Sandro Tonali, një tjetër pikë e fortë e Milanit. Mesfushori ka hequr dorë nga dy duelet e Italisë në Nations League (Angli, Hungari), duke ngritur flamurin e bardhë për shkak të shqetësimeve muskulore.

Një situatë problematike për kampionët e Italisë, me trajnerin Pioli që shpreson që këta lojtarë t’i ketë sa më shpejt e mundur në dispozicion.

Ndërkohë, Galatasaray po kërkon shërbimet e Fode Ballo-Toure. Klubi turk pritet të paraqesë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e majtë senegalez.

Milani rikthehet në fushë në 1 tetor ndaj Empolit, sfidë ku pritet të mungojë Theo Hernandez. Përveç Ballo-Toure Pioli po mendon edhe spostimin e kapitenit Calabria në linjën e majtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...