Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Triumf me “knock out”, Nelson Hysa fiton ndeshjen e radhës

Boksieri shkodran Nelson Hysa pjesë e BS Boxing arriti fitoren e radhës në boksin profesionist. Në përballjen e zhvilluar në pallatin e sportit të Shkodrës ku pati edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh, Hysa triumfoi në raundin e tretë pas një sërë goditjesh ndaj kundërshtarit Willbeforce Shihepo.

Boksieri shkodran nuk i dha asnjë shpresë kundërshtarit, i cili ka një eksperiencë të madhe në boksin profesionist. Deri më tani ai numëron 42 ndeshje, 25 fitore prej të cilave 18 me knockout.

Për Nelson Hysën ishte fitorja e nëntë në po kaq ndeshje të luajtura, teksa boksieri shkodran shtatë triumfe i ka arritur me knockout.

Në pallatin e sportit u ndesh edhe boksieri tjetër shkodran Arjon Kajoshi i cili triumfoi me lehtesi që ne raundin e parë me Nokaut kundër litueanezit Andrejs Volinkus. Kështu Kajoshi siguroi fitoren e shtatë në po aq ndeshje, prej te cilave pesë me knock-out.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...