Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Triumf me përmbysje, Burreli thyen Pogradecin dhe mbetet në të Parën

Burreli mbetet në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Pogradeci duhet të provojë sërish sezonin e ardhshëm për t’u rikthyer në divizionin e dytë të futbollit shqiptar.

Finalja e “play-out” e Kategorisë së Parë, që u luajt në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, u mbyll 2-1 për skuadrën matjane.

Të parët kaluan në avantazh liqenorët falë golit të Nebojsa Cirkovic (41’). Pesë minuta më parë skuadra e Pogradecit kishte humbur një penallti.

Me Ildian Shytin që nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë, pasi portieri Armando Çili kreu një pritje fantastike.

Lexo edhe:

Burreli reagoi në fraksionin e dytë të takimit, gjatë së cilit shënoi dy herë, përmbysi rezultatin dhe festoi fitoren. Duke siguruar qëndrimin në të Parën.

Donald Kurbneshi barazoi takimin me penallti (56’), ndërkohë që përmbysja matjane u kompletua nga eurogoli i brazilianit Deivid Silva Costa (70’).

Tensioni nuk mungoi në stadiumin e Rrogozhinës. Trajneri i Burrelit, Dorian Bubeqi u largua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...