Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Triumf me përmbysje ndaj Egnatias, Teuta dhe Shkëmbi arrijnë fitoren e parë

Përmbysje, gola të bukur dhe emocione në ndeshjen e parë të javës së tetë në Abissnet Superiore. Teuta fitoi 1-2 në “Arena Egnatia” përballë Egnatias vendase, duke siguruar suksesin e parë sezonal në kampionat.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa fraksioni i dytë i takimit ishte shumë i bukur. Të parët kaluan në avantazh vendasit me anë të Dzon Delarge në minutën e 64’. Sulmuesi kongolez mori një asist nga Emiliano Musta, kontrolloi bukur topin dhe e dërgoi atë në rrjetë me një goditje të saktë.

Teuta reagoi dhe barazoi sfidën 11 minuta përpara fundit. Blerim Kotobelli realizoi një eurogol. Gjuajtja fluturimthi e anësorit të majtë u ndal në rrjetën e portës së Egnatias. Teuta mori zemër dhe në minutën e shtatë shtesë realizoi edhe golin e fitores.

Qendërmbrojtësi Artan Jazxhi realizoi me kokë pas një goditje këndi, duke i dhuruar fitoren e parë teknikut Bledi Shkëmbi dhe skuadrës së tij. Thyhet pas pesë javësh Egnatia, që regjistroi disfatën e tretë sezonale, ndërkohë që Teuta mori një fitore të artë në transfertë.

Ekipi i Bledi Shkëmbit është ngjitur në kuotën e shtatë pikëve, duke u renditur përkohësisht në vend të parafundit, dy më pak se Egnatia, që mbetet në shifrën e nëntë pikëve.

Abissnet Superiore
Java e tetë

EGNATIA-TEUTA 1-2
(Delarge 64’/ Kotobelli 79’, Jazxhi 90+7’)

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...