Drita ndodhet në formë të mirë sportive, teksa pas triumfit me kampionët e Ballkanit (1-0), ka fituar një tjetër sfidë miqësore.
“Intelektualët” mposhtën 3-1 Struga Trim Lum, skuadrën shqiptare që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Golat për nënkampionët e Kosovës u shënuan nga Hamdi Namani, Ardian Limani dhe Marko Simonovski.
Kjo ishte miqësorja e tretë që zhvilloi Drita gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Ohër. Sfida e parë përfundoi në barazim 2-2 ndaj Makedonija GP.
Skuadra nga Gjilani do të garojë në raundin e parë të Conference League, aty ku do të ketë përballë finlandezët e Inter Turku.
Përballja e parë do të zhvillohet më 6 korrik në “Veritas Stadion”, Turku, ndërkohë që takimi i kthimit do të luhet gjashtë ditë më vonë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?